“I rikthyem shkëlqimin e harruar dekada me radhë”, kryeministri Rama publikon pamjet mbresëlënëse

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm disa pamje mbresëlënëse nga xhamia e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës.

Rama shkruan krahas videos se falë ndërhyrjes së shtetit kësaj xhamie iu rikthye shkëlqimi.

“MIRËMËNGJES

dhe me xhaminë e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës, monument kulture i kategorisë së parë, që i rikthyem shkëlqimin e harruar dekada me radhë ju uroj një fundjavë të mbarë!”, shkruan Rama.

Shiko tv shqip

Related Posts