Ilaçi izraelit, në spitalin e Tel Avivit nga 30 pacientë me Covid shërohen 29 brenda pesë ditëve

Ilaçi izraelit, në spitalin e Tel Avivit nga 30 pacientë me Covid shërohen 29 brenda pesë ditëve

Një ilaç eksperimental kundër kancerit mund të ndihmojë në shërimin e koronavirusit, sipas studiuesve izraelitë.– Advertisment –Akademikët izraelitë pretendojnë se 29 nga 30 pacientë, në gjendje të moderuar ose edhe të rëndë shëndetësore nga koronavirusi, që janë trajtuar me EXO-CD24 janë shëruar plotësisht brenda 5 ditëve.

Tashmë ky ilaç pritet të testohet më tej për të vërtetuar këtë efektshmëri, e cila duket një lajm i jashtëzakonshëm në këtë situatë të vështirë që është duke kaluar bota për shkak të pandemisë.Sipas mediave izraelite, pacientët pësuan përmirësim të dukshëm brenda 3 ditëve të para, ndërsa pas 5 ditëve ata ishin të shëruar.

Megjithatë, është ende herët për të thënë nëse ka qenë efekti i këtij ilaçi që ka ndikuar drejtpërdrejtë te këto persona.EXO-CD24 është një ilaç për trajtimin e kancerit të vezoreve dhe është relativisht i lirë

Shiko tv shqip

Related Posts