Ilir Meta i vuri afat deri më 15 Mars ose do të shpërndajë Parlamentin, ja përgjigja e Edi Ramës (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta gjatë tubimit para Presidencës i vuri afat qeverisë deri më 15 Mars, duke e “kërcënuar” me shpërndarjen e Parlamentit. Pas këtij, ultimatumi ka reaguar Kreyministri Rama, i cili i është përgjigjur plot ironi, Metës.

Rama tha se presidenti nuk mund të shpërndajë Kuvendin, ndërsa është shprehur se PD është kthyer në një servis figurantësh që përdoret nga Meta.

Përgjigja e Ramës:

“Thashë për çfarë do më pyesni, Presidenti del dhe shpërthen para jush. Meta nuk mund të firmosë shpërndarjen e parlamentit. Ilir ka çelur fushatë para opozitës.

Nuk ka asgjë të re këtu, pashë që PD ishte kthyer në një servis figurantësh përpara Metës.

Sot misioni europian, i riu ka dhënë rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësi të Shqipërisë në BE.

Jo vetëm se komisioni i ri jep rekomandimin po rikonfirmon dhe përforcon rekomandimin e vitit të shkuar. Ky është lajmi për mua sot.

Ka edhe një koincidence, shkojmë në Brusksel marrim një mbështetje të jashtëzakonshme duke siguruar për njerëzit që janë në hall.

Sot del një raport që minimalisht duhet ta gëzonte një president, por që ta hidhëronte që të rishpërthejë, në fakt është për të qarë jo për të qesh se për mua është e pritshme. /albeu.com/

Video:

Shiko tv shqip

Related Posts