Ilir Meta pushton mediat greke, ky është skandali i Presidentit që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve

Gjobitjes së Presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi pasi hapur dhunuan çdo rregull dhe ligj të mundshëm për masat anticovid te ditëlindja e aktorit Bes Kallaku i kanë bërë jehojnë edhe mediat greke.

Protothema shkruan se Meta u gjobit me 80 euro pasi shkeli rregullin e mos grumbullimit të më shumë se 10 personave në një vend, ndërkohë që tek ditëlindja e Bes Kallakut ishin rreth 30-35 të tillë.

“Presidenti i Shqipërisë, gruaja e tij, një kryebashkiak lokal (Erion Isai sh.r) u gjobitën pasi morën pjesë në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku duke thyer masat anti-Covid”, shkruan Protothema

Gazeta greke i referohet edhe gjobës së vendosur ndaj restorantit, i cili duhet të paguajë rreth 8 000 euro.

Mbrëmjen e djeshme Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për gjobën që vendosi policia në lidhje me organizmin e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku, duke i konsideruar si marrëzi dhe lojëra pasi ai është shembulli i përgjegjshmërisë, ndërsa shtoi se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.

Shiko tv shqip

Related Posts