Ish ministri i LSI jep lajmin e keq për Tiranën

Tirana është kampione e ndotjes urbane mes kryeqyteteve të Evropës, duke u renditur e para në kontinentin europian.Lajmin aspak pozitiv e ka dhënë ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i cili shkruan në Facebook, se Tirana ndodhet afër zonës se medaljeve të ndotjes edhe në shkallë botërore.

E dyta në listën e zezë vjen Tetova, qyteti i dytë më i ndotur në botë pas qytetit Accra të Ganës që mban vendin e parë.

Ja çfarë shkruan Panariti në rrjetet sociale:

Tirana, kryeqyteti më i ndotur i Evropës dhe një ndër qytetet më të ndotura të botës! Në vitin 2019, Tirana u ngjit edhe me 16 shkallë me lart krahasuar me 2018 për nga shkalla e ndotjes mjedisore. Per vitin 2019, Tirana është kampione e ndotjes urbane mes kryeqyteteve të Evropës, me nje index ndotje prej 82.83. Ajo ndodhet afer zones se medaljeve te ndotjes edhe ne shkalle boterore. Por nje qytet tjeter shqiptar që fillon po me “T” është tashmë nenkampion bote i ndotjes urbane per vitin 2019 . Ky qytet eshte Tetova i cili renditet qyteti i dyte me i ndotur ne bote pas qytetit Accra te Ganes qe mban vendin e pare.. Tirana eshte me e ndotur se Bangalore e Indisë, Shanghai i Kines, Aleksandria e Egjiptit… Qytete si Londra dhe Nju Jork, te cilet cilet kane popullsi reth 20 here me shume se Tirana, jane dy here me pak te ndotur se ajo. Transporti i dobet urban, ngerci dhe bllokimi i trafikut, mos riciklimi dhe djegia e plehrave dhe betonizimi i pandalshëm cilesohen shkaktare te kesaj katastrofe… Vitin 2019 u mbyll me treguesin 82.83 te ndotjes, po ku jemi tani ne fillim janari 2020? Mjerisht ndodhemi ne 85.69 duke u ngjitur keshtu akoma me lart ne shkallaren e ndotjes dhe të uljes se cilesise se jetes.

Shiko tv shqip

Related Posts