ISHP sqaron qytetarët mbi efektin e piperit djegës ndaj koronavirusit

Instituti i Shëndetit Publik ka sqaruar qytetarët lidhur me efektin e piperit djegës ndaj koronavirusit.

ISHP thotë se, piperi djegës në ushqime nuk të mbron nga Covid-19.

Ajo i kujton edhe njëherë qytetarëve rëndësinë e të pasurit kujdes me higjienën e duarve dhe distancimin social.

“Për shëndetin e përgjithshëm është mirë të ruani një dietë të baraspeshuar, të përdoren lëngje, të kryeni ushtrime fizike rregullisht e të flini mirë”, thotë ISHP.

Related Posts