Izolimi i Prishtinës i “përzë” qytetarët, kolona të gjata për hyrje në Maqedoninë e Veriut

Sot, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për masat e reja anti-Covid. Në këto masa bën pjesë edhe izolimi i Prishtinës nga sonte në ora 20:00 deri të hënën në ora 05:00 të mëngjesit. E kjo ka ndikuar që qytetarët e Maqedonisë së Veriut që veprojnë në Kosovë t’ia mësyjnë sonte shtetit të tyre amë, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e kësaj, janë krijuar kolona të gjata në pikën kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas lexuesve që kanë dërguar fotografi në adresën e redaksisë së Lajmi.net, vonesat janë deri në 30-40 minuta.

Shiko tv shqip

Related Posts