Ja sesi të përmirësoni sinjalin Wi-Fi të shtëpisë

Ndërsa koronavirusi vijon të përhapet në mbarë botën, shumë njerëz e kanë gjetur vetveten duke punuar dhe studiuar nga shtëpia.

Kjo do të thotë se kanë ngelur me rrjetet Wi-Fi të shtëpive të tyre të cilat mund të mos e kryejnë funksionin po aq mirë sa rrjetet Wi-Fi në punë apo universitet.

Disa kompania në vende të ndryshme të botës kanë rritur shpejtësitë për përdoruesit e pakove me shpejtësi të ulët. Të tjerë kanë eliminuar limitet.

Megjithatë problemet me rrjetet Wi-Fi mbeten aty. Mëposhtë kemi renditur disa këshilla sesi të përmirësoni lidhjen tuaj Wi-Fi brenda dhe jashtë shtëpisë.

1. Ndërroni vendin routerit

Mund tu duket diçka e panevojshme por në të vërtetë zhvendosja fizikisht e routerit mund të bëjë diferencë në shpejtësinë që merrni mbi rrjetet wireless. Përpiquni të mos e fshihni në një cep, apo nën një tavolinë por në një hapësirë qendrore të shtëpisë.

Përpiquni ta poziciononi në gjysmën e lartësisë së shtëpisë. Nëse e është e mundur mbajeni larg pajisjeve të tjera që përdorin valë eletromagnetike.

2. Ndërroni routerin

Një tjetër mënyrë për të përmirësuar mbulimin me rrjetet Wi-Fi në shtëpi është ndërrimi i tij por që ka kosto për ju.

Kur themi një router më të mirë e kemi fjalën për një që e dërgon sinjalin Wi-Fi më larg, mund të përballojë më shumë pajisje të lidhura njëkohësisht dhe i mban lidhjet stabile edhe gjatë ngarkesës.

Netgear Nighthawk AX10 ose TP-Link AX6000 janë disa alternativa shumë të mira. Një tjetër opsion mbetet përdorimi i rrjeteve mesh nga TP-Link e Netgear tek modele më të lira si Tenda.

3. Ndërroni kanalin ose bandën

Routeri juaj përdor një kanal Wi-Fi për të komunikuar me pajisjet përreth shtëpisë dhe nëse keni një komshi me një router Wi-Fi pranë dhe përdorni të njëjtin kanal atëherë mund të keni probleme.

Ndryshimi i kanaleve është zgjidhje. Çdo router e menaxhon ndryshe këtë situatë por ju sugjerojmë të kërkoni online për instruksionet sipas modelit të pajisjes që keni. Kanalet 1, 6 dhe 11 janë ata që kanë më pak interferenca.

Shumica e routerëve të rinj kanë dy banda: 2.4Ghz dhe 5Ghz. E dyta ofron shpejtësi më të lartë por ka distancë më të shkurtër.

4. Instaloni një zgjatues valësh

Nëse nuk keni mundësi të silleni me routerin në shtëpi për të gjetur pozicionin ideal, zgjatuesit e valëve janë zgjidhja. Këto pajisje vendosen në një prizë dhe lidhen me routerin tuaj përmes valëve wireless për ti dërguar më larg.

Janë të thjeshtë për tu instaluar dhe me lehtësi eliminojnë “zonat e vdekjes” së Wi-Fi.

5. Përdorni rrjetin elektrik

Një tjetër alternativë e zgjatuesve të valëve janë përdorimi i pajisjeve powerline për të transmetuar internetin përmes rrjetit elektrik të shtëpisë.

Si funksionon? Ju përdorni dy pajisje powerline, një në vendin ku gjendet routeri duke e vendosur në prizë dhe tjetri në vendin ku dëshironi ta dërgoni sinjalin. Këto pajisje mund të jenë wireless ose wired.

6. Përdorni kabllot

Nëse asnjëra prej zgjidhjeve të lartpërmendura nuk janë për ju, atëherë mbetet alternativa e fundit e përdorimit të kabllove. Kabllot ethernet ofrojnë lidhjen më të shpejtë dhe më stabile të mundshme të internetit por jeni i ngulur vetëm në një vend me këtë metodë.

Nëse dëshironi të lidhni një konsolë apo një kuti streaming, kabllot janë alternativa e vetme për cilësinë më të mirë dhe pa ndërprerje të lidhjes së internetit.

Shiko tv shqip

Related Posts