“Jam masakruar me votat e mia personale, votat e mia janë vjedhur nga PD-ja”, shpërthen deputeti dhe nuk lë gjë pa thënë për Bashën

Zgjedhjet e 25 prillit ishin një disfatë e madhe për Partinë Demokratike por edhe më shumë për liderin e tyre, Lulzim Bashën. Shumë deputetë dhe figura të njohura kanë kërkuar dorëheqjen e tij po ashtu edhe kandidatët me të cilin ai kishte bërë aleancë.

I fundit që ka reaguar kundrejt tij është Nard Ndoka i cili kishte bërë aleancë me kryedemokratin për zgjedhjet e 25 prillit. Ndoka u shpreh duke thënë se edhe pse shumë persona brenda partisë së tij u munduan shumë, Basha nuk u bë kurrë lideri që të gjithë donin.

Sakaq, ai pretendon se Partia Demokratike ka vjedhur votat e tij. “Jam masakruar me votat e mia personale, votat e mia janë vjedhur nga PD-ja. Basha duhet të heqë dorë nga interesat e ngushta të tij, të heqë dorë nga komisionerët partiak. PD është një parti e madhe e hapur, mund të operohet dhe me lidershipi, Basha tentoi që të dilte ai si lider i kësaj partie dhe nuk ia arriti. Ne kemi bërë sakrificë që dhe Basha të rritej dhe djegia e mandateve”, tha Ndoka për Report Tv.

Shiko tv shqip

Related Posts