“Jap dorëheqjen nëse ndodh kjo”, Ilir Meta bën deklaratën e papritur: Rama të gjejë vend ku të futet!

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme, ku foli edhe për ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku sipas tij 3 personat që plagosën zyrtarin e PD-së, janë persona të lidhur me PS-në.

“Shumë mirë bëre që i arrestove 3 rrugaçët e Kavajës, pasi i mbajte për 24 orë me të ngrënë dhe me të pira, pasi më akuzove mua se ngre tensionet. Ishe ti që i dëgove të tre ata horra në Kavajë, ky këtu është Redjan Krrali, së bashku me të tre personat, 2 prej të cilëve janë punonjës të Bashkisë së Kavajës.

Unë nuk kam asnjë lidhje me këta persona, ngjarja ndodhi në mes të Kavajës, nuk e di nëse janë shkarkuar nga detyra këta 2 vagabondët, por kushdo që përfshihet në krime zgjedhor, nuk duhet të ketë më vend në administratën e RSH-së.

Ta kenë të gjithë të qartë këtë. Policia duhet të bëj detyrën, unë do të dërgoj një listë me personat e shpallur në kërkim, nuk dua më jo një pikë gjaku e shqiptarëve të derdhet për zgjedhje, por nuk dua asnjë pikë loti. Nëse Edi Rama merr 71 mandate në mënyrë demokratike, do t’ia jap unë edhe mandatin e presidentit, ama u prek një votë, të mos gjejë vend ku të futet.”, u shpreh Meta.

Shiko tv shqip

Related Posts