‘Jemi në Kavajë jo Golem’, pronari i hotelit e korrigjon, Taulant Balla ironizon keq Bashën (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike ishte sot në Golem të Kavajës ku u takua me operatorë turistikë të zonës. Lapsus apo jo, Lulzim Basha me anë të një videoselfie përshëndet ndjekësit e tij nga Golemi, siç thotë ai. Por pronari i hotelit, me të cilin Basha po e prezantonte e korrigjon duke i thënë se jemi në Kavajë.

“Ju përshëndes nga kjo pamja e mrekullueshme këtu buzë detit këtu në Durrës, në Golem në një plazh tejet të boshatisur….(ndërhynë pronari i hotelit: Në Kavajëë), në bashkinë e Kavajës sigurisht”, ka thënë Basha.

Kjo është vënë re edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili e ka ironizuar Bashën.

“Mirë në Matematikë 7×7=42, po dhe në Gjeografi qenka ngelës ky! E shkreta PD”, shkruan Balla në Facebook, duke publikuar edhe videon.

Golemi është një fshat bregdetar dhe një njësi administrative. Një ish-bashki rurale, që me ndarjen e re territoriale në 2015 ajo u bë pjesë e bashkisë Kavajë.

VIDEO:

Shiko tv shqip

Related Posts