‘Jemi verbuar nga dashuria për Europën’, Rama lëshon batutën

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës në Mynih në forumin “Europa Park” është ndalur edhe tek negociatat e anëtarësimit e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Rama nuk i ka kursyer ironitë, duke thënë se Bashkimi Evropian do që Shqipëria të nis negociata për tu bërë pjesë e familjes por sërish nuk jep sinjale.Përmes batutave Rama tha se Europa do të martohet me Shqipërinë por nga ana tjetër nuk i flet asaj.

“Nuk mund të imagjinoj një shtëpi që mund të funksionojë mirë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve. Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të verbuar nga dashuria për Evropën por ajo thotë se do të martohet me ne Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet.

Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne. T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Nuk do të pendoheni. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë”, tha Rama.

Shiko tv shqip

Related Posts