Jep dorëheqje të parevokueshme nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi (FOTO)

Nënkryetari i Lëvizjes Besa dhe deputet i dorëhequr i kësaj partie në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Zeqirija Ibrahimi në vigjilje të mbajtjes së mbledhjes së rregullt të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa, jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra e nënkryetarit të Lëvizjes Besa.

Dhënien e dorëheqjes, nënkryetari Ibrahimi dhe kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar të komunës së Çairit, e arsyeton me apelin për rëndësinë e konceptit të partisë së tij se askush si individ nuk është më i rëndësishëm se partia dhe se asnjë person nuk është i pazëvendësueshëm pavarësisht pozitën që mban në parti, duke shtuar se duhet të pranohet përgjegjësia ashtu siç pranohen mirënjohjet.

“Prandaj, duke e njohur këtë rezultat – sido të arritur, në shenjë të respektimit të vlerave të vendosura nga Lëvizja BESA, që “të merret përgjegjësia politike për rezultatet”, po jap dorëheqje”, shkruan Ibrahimi.

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment