Jo me të pasme, gjoks dhe hundë, ky është trendi i operacioneve plastike që do të pushtojë 2018-ën

Ndërhyrjet kirurgjikale janë bërë trend për emrat e njohur të showbizit dhe jo vetëm. Praktikisht jetojmë në një botë ku imazhi i jashtëm shet më shumë se gjithçka tjetër andaj të gjithë po bien pre e nevojës për të perfeksionuar pamjen.

Jemi mësuar të shohim operacione plastike të të pasmeve, gjoksit, buzëve apo hundës, por këtë vit është shtuar një detaj i ri që njerëzit duan ta ndryshojnë. Bëhet fjalë për kërthizën që do jetë trendi i vitit 2018.

Darren Smith, një kirurg plastik që punon në New York tha se është parë si një gjë që pacientët duan ta ndryshojnë në trupin e tyre. Edhe pse kërthiza nuk para duket, arsyet që njerëzit duan ta bëjnë janë të ndryshme, duke nisur nga mënyra si është prerë në lindje, që mund të kenë lënë pak më tepër mish që konsiderohet i papreferuar në ditët e sotme.

Kjo ndërhyrje kirurgjikale mund të kushtojë nga 2500 deri në 5000 paund, çmim që është i lartë por mjekët thonë se përfshin rimodelimin e barkut.

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment