Jo vetëm për gatim, të gjitha arsyet pse duhen përdorur përditë qepët e kuqe

Mund mos të ketë aromë të mirë dhe është një ndër perimet që të bën më shumë të lotosh, por qepa nuk duhet lënë në harresë, madje duhet konsumuar çdo ditë, pasi është burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh.

Qepa përmban sulfur, kalium, magnez, fluor, kalcium dhe fosfor. Është burim i shkëlqyer i vitaminave K dhe C dhe A. Enzimat aktive të qepës kanë veti diuretike, purifikuese dhe tonifikuese për aparatin tretës.

Qepa normalizon florën intestinale dhe pengon rritjen e substancave toksike që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë (kanceri kolonorektal). Por, sidomos qepa e kuqe trajton disa probleme shëndetësore.

Veshët e bllokuar: Me anë të një thike të vogël hiqni bulbin i qepës dhe vendoseni në fillim të kanalit të veshit. Kujdes, mos e shtyni shumë brenda. Më pas lëreni të qëndrojë gjatë natës, kur të zgjoheni dylli do të zbutet dhe do të jetë shumë e lehtë të hiqet.

Djegiet: Qepa është shumë e dobishme kur vjen puna për djegiet. Prisni një qepë në dy pjesë dhe vendosni një prej gjysmave në vendin e djegur. Mbajeni për 5-10 minuta. Ajo do të minimizojë dhimbjen dhe do të zbusë djegien. Kjo metodë u zbulua gjatë Luftës së Parë Botërore nga trupat britanike

Normalizon temperaturën e trupit: Nëse keni temperaturë të lartë trupore prisni një qepë në copa të vogla dhe të vendoseni atë në çorape. Kjo është mënyra më e mirë natyrore për të ulur temperaturën.

Kjo këshillë vlen edhe për fëmijët e vegjël. Eliminon toksinat nga trupi: Hani herë pas here një qepë të freskët para së të flini gjumë. Siç e dini gjatë natës organizmi filtron toksinat në mënyrë natyrale dhe qepa është një stimulant shumë i mirë i këtij procesi.

Shiko tv shqip

Related Posts