“Kam parë keq nga shteti shqiptar e të gjithë ju”, burri në Bularat i sulet gazetarëve (VIDEO)

Ceremonia e përvjetorit të neutralizimit të Kostas Katsifas nga RENEA teksa qëllonte me armë ndaj policisë është duke u zhvilluar e qetë në Bularat, megjithatë ka prej tyre që nuk e fshehin dot mllefin ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Një prej pjesëmarrësve i është sulur gazetarëve duke u thënë të largohen, ndërsa ata e pyesin se çfarë të keqe ka parë ai nga Shqipëria dhe nga gazetarët.

“Kam parë nga shteti, nga policia, nga ju, nga të gjithë kam parë”, thotë ai i irrituar teksa futet në kishë për ceremoninë.

Ndaj tij kanë reaguar në greqisht të njohur të tij duke i thënë që të mos ngacmojë gazetarët, por personi i irrituar ka vijuar me retorikën e tij nacionaliste./abcnews.al

Shiko tv shqip

Related Posts