Kanë ngelur në derë, këto 4 vajza shqiptare kërkojnë partner

Bora Zemani nisi sot moderimin e “Përputhen”, ku u prezantuan katër vajza që kërkonin të gjenin partnerin e tyre.

Katër vajzat do të vihen para disa pretendetëve.

Konkurrentja e parë është Shqipja, 28 vjeç, e cila ka lindur në Zvicër, por banon në Tiranë. Shqipja ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare, ka pasion fitnessin dhe punon si edukatore. E përshkruan veten si një njeri miks, me karakter të fortë, por edhe shumë të brishtë.

Konkurrentja e dytë është Tea, 21 vjeç, e cila ka lindur në Lushnje dhe banon në Tiranë. Studion në Fakultetin e Drejtësisë dhe ka pasion pikturën. Tea punon për momentin si menaxhere shitjesh.

Konkurrentja e tretë është Ana, 25 vjeç, e cila ka lindur në Sarandë dhe jeton në Tiranë. Zotëron një biznes të vetin dhe ka pasion gatimin.

Konkurrentja e fundit është Fjorela, 21 vjeç, e cila ka lindur në Fier dhe banon në Tiranë. Merret me modeling, pjesëmarrje nëpër videoklipe, i pëlqen moda e televizionit dhe për momentin punon si recepsioniste.

Shiko tv shqip

Related Posts