Kanë tetë vite shoqe, Adrola Dushi dhe Kristina Baki bëjnë tatuazhin simbolik për shoqërinë e tyre

Adrola Dushi dhe Kristina Baki janë jo vetëm dy modele shumë të njohura shqiptare, por edhe janë shoqe shumë të ngushta.

Dyshja kanë plot 8 vite shoqëri dhe përherë shihen së bashku. Së fundmi, dyshja kanë vendosur të bëjnë një tatuazh që simbolizon shoqërinë e tyre.

Të dyja modelet kanë shkruar në krahë “2012”, që është viti kur ka nisur shoqëria e tyre. Ka qenë Adrola ajo që ka publikuar në Instagram një foto bardhë e zi ku shihet me Kristinën dhe duken tatuazhet. “Gjithçka filloi këtu”, shkruan Adrola përbri fotos.

Shiko tv shqip

Related Posts