KAPSHTICË/ FESTAT E FUNDVITIT NE PRAG ,RRITEN HYRJET NE PIKA KUFITARE…

Në pikën Kufitare të Kapshticës është shënuar një rritje e shtetasve të cilët nga Greqia hyjnë në Shqipëri.Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit 508 shtetas kanë hyrë në dogane,gjithashtu në vendin tonë janë futur edhe 160 mjete të tonazhit të rëndë.Kjo rritje e shtetasve që futen në Shqipëri është e pritshme, pasi emigrantët kthehen në vendin e tyre për festat e fundvitit.

Mësohet se aktualisht në Kapshticë po punohet me dy sportele.Qeveria greke vendosi dy ditë më parë të mbajë mbyllur këtë pikë me Shqipërinë deri më 7 janar, si masë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.Ndërkohë nga Greqia shtetasit mund të hynë si këmbësorë drejt Shqipërisë.

Shiko tv shqip

Related Posts