Kasami: Aktet që ndodhën në Vjenë janë të tmerrshme, meritojnë dënim

Kreu i Besës, Bilall Kasami në rrjetin social Facebook, ka ngushëlluar popullin austriak pas ngjarjeve të trishta që ndodhën mbrëmjen e kaluar. Kasami thotë që aktet që ndodhën në Vjenë janë të tmerrshme dhe meritojnë dënim.

Ja postimi i plotë;

“Dhimbja e popullit austriak është edhe dhimbja jonë. Bashkëndjejmë me popullin mik sikurse kemi ndarë momente të mira dhe të hidhura në të kaluarën. Aktet që ndodhën në Vjenë janë të tmerrshme që meritojnë dënim, ndërsa sot si gjithmonë, duhet të jemi të solidarizuar në mendim, veprim dhe bashkëveprim për të ardhmen. Ngjarjet e tmerrshme të Vjenës, nuk kërcënojnë vetëm Austrinë por janë kërcënim për të gjithë, prandaj bashkarisht duhet t’i luftojmë!”, ka shkruar Kasami.

Shiko tv shqip

Related Posts