“Këlysh blloku”, Rama i kundërpërgjigjet Metës: “Me kalimin e moshës i ka lëshuar pëllumbat”

Mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë”, Presidenti Ilir Meta shpërtheu në akuza të forta ndaj kryeministrit Rama. “Ka ardhur momenti që do ketë ndarje mes shqiptarëve dhe shqipfolësve, midis të shiturve dhe atyre që e duan Shqipërinë. ai është një pinok, është një mashtrues. Unë jam Ilir Meta, jam nga Skrapari.

Mua të më thotë dëshmor ai qen bir qeni. Vë në diskutim në mënyrë të poshtër kufijtë e Kosovës. . Të zbrazi Soros Shqipërinë për llogaritë e veta kjo nuk ndodh”, tha Presidenti. Sot kryeministri nga Kukësi i ka kthyer përgjigje Presidentit Meta. Ai ndër të tjera tha se i dhanë një president opozitës dhe jo një lolo.

“Shfaqen në ekrane si të dehur që shfaqen në derën e klublit dhe nuk kontrollojnë dot më zorrët e barkut. Ne i dhamë një President opozitës, por jo një lolo.  Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria dhe nga shqiptarët dhe nuk rri dot pa nxitur sherr? Kur zihen dy vetë përfiton një i tretë thotë populli. Kjo është diviza e Ilir Metës, fut në sherr dy vetë që të përfitojë. Shqiptarët e bënë Kryeministër 30 vjeç dhe e bënë President 50 vjeç. E do thonë se bëmë ne, por e bërë ti, jo, jo s’e kam bërë unë President, u bë President se kishte dhe votat e tij në atë Parlament.

Ne i dhamë një President opozitës, por jo një lolo. Fakti që Presidenti është kthyer në lolo, s’do thotë që ka qenë lolo edhe në të shkuarën. Por me kalimin e moshës i ka lëshuar pëllumbat. Të njëjtën gjë bënte edhe kur ishte çadra e opozitës, hidhte një gurë dhe fshihte dorën”, tha Rama.

Shiko tv shqip

Related Posts