Kërkesë urgjente për Edi Ramën nga Kosova: Kryeministër na ndihmo të lutem! Vepro sa më shpejt

Deputeti Xhavit Haliti, i cili për disa kohë ka qenë nënkryetar i Parlamentit të Kosovës, si dhe ish-themelues i UÇK, ka sulmuar kryeministrin e Kosovës dhe i ka bërë thirrje kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama që të ndihmojë qytetarët e Kosovës.

Haliti thekson se Rama duhet të hapë qendra të mëdha vaksinimi për Kosovarët.

“Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama

Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë.

Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.

Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë.

Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin”, shkruan Haliti.

Shiko tv shqip

Related Posts