Kërkohet kujdes maksimal nga koronavirusi! Kush është ish-deputeti i PD, vetëkarantinuar me familjen (VIDEO)

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj shprehet se ka vetëm një mënyrë për të mposhtur koronavirusin dhe ai është vetëizolimi.

Agron Shehaj shprehet:

“Ka vetëm një mënyrë për të mposhtur koronavirusin: vetëizolimi dhe karantinimi derisa te kalojë vala e parë e infeksioneve.

Kjo është e vetmja mënyrë që ka funksionuar në Kinë, në Korenë e Jugut dhe po funksionon tani edhe në Itali.

Është koha të tregohemi të përgjegjshëm për jetët tona, të fëmijëve dhe familjeve. Çdo kosto duhet paguar për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Për këtë arsye nga dita e djeshme, kemi filluar ndërprerjen e punës në të gjitha kompanitë e mia dhe punonjësit po punojnë nga shtëpitë e tyre. Uroj që kjo gjendje të kalojë sa më parë dhe me sa me më pak pasoja.”

VIDEO:

Shiko tv shqip

Related Posts