I kërkoi taksistit ta filmojë live në Facebook, adoleshentja kryen vetëvrasje duke kërcyer nga ura (Foto-Video), +18

Një taksist është marrë në pyetje nga policia, pasi filmoi live në Facebook një 18-vjeçare duke kërcyer për vdekje nga ura.

Nittaya Sawasdiwan kishte kërcyer nga ura Rama VII në lumin Chao Phraya në Bankok, në orët e para të mëngjesit të 2 janarit, transmeton Telegrafi.

Raportohet se viktima e kishte angazhuar taksistin Pataradanai Noomsrinart, që ta dërgoi në lokacionin që ajo e kishte zgjedhur të bëjë vetëvrasje.

Ai i tha policisë se asokohe besonte se ajo do ta paguante 500 baht (11 funte) që ta filmojë atmosferën nga ura.

Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet Nittaya e cila kërcen nga ura derisa e gjithë ngjarja po transmetohej live në Facebook.

Trupi i pajetë i adoleshentes është gjetur dy ditë më vonë nga zhytësit e policisë, rreth 500 metra larg urës.

Ndërkaq, taksisti Pataradanai ndërpreu transmetimin live sapo e kuptoi çfarë ndodhi, dhe e lajmëroi rastin në polici.

i tani është duke u marrë në pyetje nga policia, ndërsa motivet që e shtyn adoleshenten të bëjë vetëvrasje mbeten të panjohura./Telegrafi/

videon mund ta shihni te linku posht

http://www.mirror.co.uk/news/world-news/taxi-driver-live-streams-suicide-11826084#ICID=OffSiteVideo

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment