Këto veprime ‘të mërzitshme’ tregojnë që partneri ju do vërtet

Një marrëdhënie asnjëherë nuk është perfekte, ashtu si çdo gjë tjetër në këtë botë. Shpesh debatet në çift vijnë për shkak të keqkuptimeve nga të dy partnerët.

Për këtë arsye ne ju sjellim disa raste kur partneri nuk ka aspak qëllime të këqija kur kritikon, por kërkon më të mirën nga ti.

Predikimi i vazhdueshëm

Po, kjo është e bezdisshme. “Mund të bësh këtë. Mund të bësh atë.” Por, a është vërtet se partneri është i pakënaqur me ty? Shikojeni në një tjetër këndëveshtrim. Ndoshta ata janë të sigurt që ju jeni të aftë për më shumë, ose mendojnë se ju nuk keni treguar 100% talentin tuaj të vërtetë. Shprehja se “spektatorët shohin më shumë se lojtarët”, vlen më shumë se çdo herë tjetër.

Dhe… asgjë, por e vërteta

Jini të ndershëm: kur ju bëni një pyetje, a doni të dëgjoni përgjigjen e vërtetë apo thjesht dëshironi të konfirmoni se keni të drejtë? Është shumë e rëndësishme t’i përgjigjeni vetes njëherë, në mënyrë që të mos gjeni synime të këqija tek përgjigjet e drejtpërdrejta të të dashurit tuaj.

Mos e mendoni ftohjen e partnerit si ndarje

Partneri mund të ketë disa probleme dhe kërkon të marrë pak kohë për zgjidhjen e tyre. Mos e mendoni gjithmonë këtë ftohje si fundin e marrëdhënies tuaj. Thjesht jepini pak kohë.

Ka pakënaqësi me pamjen tuaj

Thellë brenda nesh çdo njeri ka nevojë për komplimente për ta bindur se duket shumë bukur. Nëse partneri fillon të shtojë pak peshë dhe këtë gjë ia vë në dukje partnerja, jo domosdoshmërit duhet ta merrni si vërejtje. Duhet ta shikoni si një përkujdesje nga ana e saj.

Shpenzoni pak kohë së bashku

Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm, kanë interesa dhe preferenca të ndryshme. Nëse partneri është tifoz i peshkimit dhe entuziast i natyrës, ndërsa juve ju pëlqen bowling dhe takimet e zhurmshme, mos e merrni për keq kur ai nuk ju fton. Ai thjesht e kujton se sa jeni mërzitur herën e fundit kur e shoqëruat dhe po përpiqet të shmangë pikërisht këtë.

Largimi pas grindjeve

Të gjithë njerëzit grinden herë pas here. Është normale. Por nuk është normale të presësh që partneri të vrapojë për t’u pajtuar menjëherë. Ne të gjithë kemi nevojë për kohë për t’u qetësuar, për të marrë në konsideratë ndjenjat tona dhe fjalët që kemi thënë. Kjo është një domosdoshmëri, jo një dëshirë për ta dëmtuar atë edhe më shumë.

Shiko tv shqip

Related Posts