“Kiki” në një tjetër nivel, pilotet zbresin nga avioni dhe kërcejnë sfidën e famshme

Nga fermerët në Indi që kërcyen “Kiki-n” në mes të baltës një tjetër video e sfidës së famshme është publikuar.

Kësaj radhe një pilote dhe ndihmëset e saj morën një pushim nga detyrat e tyre dhe nisën të kërcenin “Kiki-n”.

Pilotja Alejandra Manriquez duket në video teksa lëshon levën që kishte në dorë përpara se të zbriste shkallët dhe të kërcente ndërkohë që aeroplani ecën.

Alejandra ka lindur në Mexico City dhe dokumenton dashurinë e saj për fluturimin në faqen e internetit 152 Aviation.

Ajo tha se lekët për të paguar shkollën e fluturimit i bëri duke punuar si mjeke fluturimi dhe taashmë ka udhëtuar në mbi 40 vende si pilote komerciale.

Mania e vallëzimit “Kiki Chalange” që realizohet me këngën e reperit Drake, “In my feelings”, përfshin një individ që hap derën e pasagjerit të makinës dhe më pas vallëzon së bashku me automjetin në lëvizje.

Sfida filloi pasi komediani Shiggy postoi një video të tij në Instagram duke kërcyer këngën e Drake dhe që atëherë, kënga është kërcyer në të gjithë globin.

Shiko tv shqip

Related Posts