Kjo është deputetja shqiptare borxh deri në ‘fyt’ me pesë kredi, nuk i pagoi për një vit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari- Lila ka deklaruar pasurinë e saj për Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK).

Kusari ka deklaruar një banesë 200 m2, 180 mijë euro përgjatë vitit 2008, derisa në pronësi të përbashkët ka deklaruar edhe një banesë 100 m2, të blerë 70 mijë euro.

Deputetja në fjalë nuk ka deklaruar të ketë veturë personale, derisa një të tillë e ka deklaruar në emër të bashkëshortit, të tipit “GLK” Mercedes, në vlerë 11 mijë e 500 euro.

Kusari- Lila i ka deklaruar edhe paratë e gatshme të mbajtura në institucione financiare, që janë 599 euro.

Sidoqoftë, deputetja ka pesë kredi, një e bashkëshorti, por nga i gjithë borxhi i deklaruar, tri nga kreditë nuk kanë ndryshuar shifrën e paguar që nga vitit 2018.

Shiko tv shqip

Related Posts