Koalicioni qeveritar në Maqedoni në rrezik, nuk ka shumicën

SEARCH

Tetova Expres

LAJME NGA VENDIKoalicioni qeveritar në Maqedoni në rrezik, nuk ka shumicën

Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut ka ngelur pa dy deputetë dhe me këtë është rrezikuar kjo shumicë në institucionin ligjdhënës. Rrezikimi i shumicës parlamentare vjen pas infektimit të dy deputetëve me virusin kovid 19.

Pas Ismail Jahoskit nga Bashkimi Demokratik për Integrim, i infektuar rezultoi edhe deputetii LSDM-së nga Ohrit, Llaze Tanevski. Pa mbështetjen e opozitës është e pamundur të miratohet ndonjë ligj i ri, meqë për shumë ligje nevojitet shumicë e thjeshtë prej 61 votave. Përmes një statusi në rrjetet social Fejsbuk Tanevski konfirmoi se është i infektuar.

“Për shkak të një udhëtimi privat të domosdoshëm, me vetë-iniciativë bëra test për COVID 19. Fatkeqësisht edhe pse respektova të gjitha masat dhe protokollet, testi është pozitiv. Ndjehem mirë dhe nuk kam simptoma. Masën për izolim do ta respektoj, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë të vendit tonë.” Në kohën kur pritet miratimi i rishikimi i buxhetit dhe një sërë ligjesh tjera, kryeministri rekomandon ligjvënësit ta fillojë punën në mënyrë “online”!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se tani mund të punohet edhe nga shtëpia dhe se ky ka qenë rekomandim që nga fillimi i krizës. Filipçe shtoi se të gjithë duhet të bëjnë kujdes dhe të ruajn shëndetin e tyre.

“Ai është rekomandim i yni që nga fillimi i krizës. Tash që mundet të punojë nga shtëpia dhe online, atë ta bëjë. Kjo vlen edhe për Kuvendin. Deputetët duhet të jenë të vetëdijshëm, se në këtë mënyrë e ruajnë shëndetin e tyre, nuk ka nevojë për grupime dhe për të ndërmarrë një rrezik të tillë. Ja edhe tash fola me një pjesë të deputetëve që ishin të pranishëm këtu dhe e rekomandova të njëjtën”. Në pyetjen e TV21 se a ka dërguar ndonjë deputet në izolim, deputeti Jahoski, Filipçe me përgjigje: “Sot do të dimë, sepse ende po kryhet anketa epidemiologjike”, deklaroi Vvenko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë. (INA)

Shiko tv shqip

Related Posts