Korçari i famshëm Ilir Vrenozi takon Berishën në “Foltore”: Luli po na ndan edhe nga familja, djali më tha…

Korçari i famshëm Ilir Vrenozi ka surprizuar ish-kryeministrin Sali Berisha në “Foltoren”e mbajtur ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Ai i ka dhuruar Berishës një fotografi në të cilën ishte ish-kryeministri Berisha së bashku me dy demokratë të Korçës, të cilët kjanë ndërruar jetë.

Vrenozi i ka thënë Berishës se Basha nuk po përçan vetëm partinë, por po i ndan demokratët edhe nga familja, pasi djali i tij i kishte thënë që do ishte në “Foltore”, por nuk kishte ardhur.

“Mirëmbrëma doktor, të vij një çik aty? Kam një fjalë për ty: Luli le partinë që po përçan por edhe dajli im nuk është këtu. Unë i thash do vish tek Berisha, më tha para dy ditësh që do të vij sot nuk është këtu, sepse Luli mirë që po na ndan nga partia por na ndan edhe nga familja. prandaj i bëj thirrje që të bashkohemi”, tha Ilir Vrenozi.

Shiko tv shqip

Related Posts