Korea e Jugut jep “recetën” kundër virusit

Koreja e Jugut, të premten, bëri publike disa udhëzime për një rikthim dy-vjeçar në normalitet, pas koronavirusit. Këto udhëzime përfshinin: punë fleksibël, prenotime në transportin publik dhe ushqyerje të shpejtë në restorante. Udhëzimet janë dhënë nga një vend që ka qenë një model roli në përmbajtjen e COVID-19.

Qendra e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) raportoi vetëm gjashtë raste të reja, numri më i ulët që nga 28 shkurti. Pa vdekje të reja, numri i tyre mbetet në 240 dhe autoritetet shpresojnë se numri i rasteve të reja do të vijë dukë rënë në ditët në vijim, derisa të shkojë në zero. Infeksionet totale të regjistruara janë 10.708 në vendin me popullsi gati 52 milion njerëz.

Testimi i përhapur, gjurmimi intensiv i kontakteve dhe aplikacionet për gjurmim kanë mundësuar që Koreja e Jugut të kufizojë përhapjen e virusit me distancim social dhe jo me izolime dhe bllokime të gjata.

Seul ka zgjatur politikën e saj sociale të distancimit deri në 5 maj, ndërsa ka ofruar lehtësime për kishat dhe ambientet sportive, por ka nxitur vigjilencën pasi rastet e importuara dhe grupimet e vogla filluan të shfaqen.

‘Disa ekspertë parashikojnë që COVID-19 do të qëndrojë rreth dy vjet dhe ne duhet të pranojmë realitetin që nuk mund të kthehemi në jetën para-COVID-19 gjatë asaj kohe,’- tha zëvendësministri i shëndetësisë, Kim Gang-lip në një konferencë.

‘Qeveria po përgatit një skemë rutinore të distancimit social, me qëllim kryerjen e veprimtarive të rregullta sociale dhe ekonomike dhe parandalimin e infeksioneve të COVID-19 në të njëjtën kohë,’- tha ai.

Udhëzimet detajojnë një kod sjelljeje në fusha të ndryshme, përfshirë ambjentet e punës, transportin, restorantet, dyqanet dhe palestrat sportive, duke filluar me rregulla të përgjithshme si; larja e duarve, mbajtja e distancave; kontrollet e rregullta të temperaturës dhe dezinfektimi./

Shiko tv shqip

Related Posts