Koronavirusi paralizon Italinë, papa u detyrua të bënte atë që nuk do të dëshironte kurrë, por më pas ndërmori veprimin që shumë njerëz prisnin

Dritarja në “Shën Pjetër” mbyllur. Por, predikimi i papës për meshën e së dielës u dëgjua gjithsesi, nga ekranet e mëdhenj të vendosur në shesh, duke iu drejtuar besimtarëve edhe në “streaming”.

“Ju gjendem pranë me lutje atyre që vuajnë nga epidemia dhe të gjithë atyre që kujdesen për të sëmurët. Inkurajoj besimtarët ta jetojnë këtë moment të vështirë me forcë e besim, me sigurinë e shpresës dhe entuziazmin e dashamirësisë”.

Papa shpjegoi se vendimi për mos të realizuar meshën si zakonisht, me mijëra besimtarë të mbledhur në sheshin në Vatikan është për të marrë masa për mos të përhapur koronavirusin.

Pas meshës së pazakontë, që nuk ndodhte prej dekadash, papa lumturoi ata pak besimtarë të pranishëm, duke i përshëndetur nga dritarja në sheshin “Shën Pjetër”.

Koronavirusi paralizon Italinë, papa u detyrua të bënte atë

Koronavirusi paralizon Italinë, papa u detyrua të bënte atë

Shiko tv shqip

Related Posts