Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm për gratë

Kryeministri Edi Rama është shprehur ditën e sotme se mbi 50% e administratës do të jetë e përbërë nga gratë. Në një takim të zhvilluar në Spitalin e Traumës, ku u inauguruan autoambulancat e reja, Rama tha se është bërë një transformim i kushteve të Urgjencës Kombëtare. Rama tha se ajo që po ndodh me urgjencën kombëtare, është një pasqyrë për të gjithë ata që duan të shohin një shembull domethënës të një transformimi që nuk del në media.

“Urgjenca kombëtare është me standarte ndërkombëtare. Shërbimi i specializuar i urgjencës tashmë shkon në shtëpi. 100 autoambulanca janë të shpërndara në spitalet rajonale. Sot shohim 37 autoambulanca të reja. Kemi 1600 thirrje për të marrë ndihmën në Urgjencën Kombëtare. Deri në vitin 2021 do të përfundojë modernizimi i Urgjencës Kombëtare. 208 misione me helikopter në vit. Do të ndryshojmë administratën. Gratë do të zënë mbi 50%. Numri i urgjencës do të jetë një numër për të gjithë, që të vihet në lëvizje kushdo ai që nuk shkon në vend.”-tha Rama.

Deklarata e Ramës u bë paraditen e sotme, gjatë një aktiviteti me fokus Modernizimin e Urgjencës Kombëtare, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Shendetësisë, Ogerta Manastirliu.

 

Shiko tv shqip

Related Posts