Kryesore Rekord rastesh të reja me COVID-19 në Kosovë

Kosova ka shënuar në 24 orët e fundit rekord të rasteve të reja me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se janë konfirmuar 418 raste pozitive, nga 1.608 teste të kryera. Gjithashtu, 4 persona nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen.

Autoritetet informojnë se po në 24 orët e fundit 67 pacientë janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 19.328 persona, prej të cilëve 678 kanë vdekur ndërsa 15.434 janë shëruar

Shiko tv shqip

Related Posts