Kur do vijë fundi i epidemisë së COVID-19 në Shqipëri? Biologu Ethem Ruka ka një lajm të mirë

Ethem Ruka duke iu referuar evoluimit dhe grafikut të të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë shprehet se nuk mund të kuptohet kur e kemi arritur pikun e virusit, por në mënyrë indirekte nga shifra mbi 50% e të shëruarve kuptohet se piku ka kaluar tashmë.

“Kam ndjekur diskutimet dhe më vjen keq që disa njerëz flasin për të dhëna të shkëputura. Të dhënat duhet para që dita e parë dhe se si kanë evoluar.

Nëse shikohet me kujdes, është e vështirë të thuhet se Shqipëria i përmbahet asaj kurbës klasike që ka një fillim, një kulm dhe një rënie. Ka një grafik shumë i dhëmbëzuar. 4 pika kulmonte ku ka pasur nga mbi 20 të infektuar.

Për mua, nëse do të niseshim nga numri i të infektuar unë nuk kam parë ndonjë pik. Për mua kur kemi 50% të shëruar e konsideroj kalim të pikut në mënyrë indirekte. Për mua ky është një tregues domethënës”, u shpreh ai në një intervistë në Euro News.

Shiko tv shqip

Related Posts