Kush do të jetë kryetari i partisë së re? Hajdari tregon vendimin që kanë marrë

Deputejta Rudina Hajdari do kandidojë për parlamentin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit nën siglen e lëvizjes “Nisma Thurje”. Por kush do të jetë kreu i kësaj lëvizje, që do të kthehet në parti? E ftuar në studion e Abc Neës, Hajdari tregon mënyrën origjinale që do të përdoret për zgjedhjen e kreut të partisë.

“Kemi krijuar një lëvizje të re që në themel ka një vendimmarrje kolegjiale dhe në momentin që flasim një gjë duhet të jetë e qartë, jemi në fillimet tona duke mbledhur sa më shumë njerëz nga veriu në jug, jemi duke u mundur t’i takojmë të gjithë qytetarët. Ende jemi duke u përgatitur.

Padyshim që do të ketë një udhëheqës, por do të vendoset nga qytetarët, ne sot e kemi votën parapëlqyese dhe do të kuptohet kush do të jetë ai person që do të marrë më shumë vota. Ai do të ketë tagrin që të jetë udhëheqësi”.

Por a nuk duhet të ketë partia një kryetar, qoftë edhe formalisht për t’u regjistruar në gjykatë? “Mund të ketë një bord, që marrim vendimet në mënyrë kolegjiale. Ne jemi njerëz të gjithë të logjikshëm në këtë lëvizje të re. Të gjithë kolegët që jemi bashkë kanë një arsim shumë të mirë. Këtë e shikojnë si betejën e fundit në Shqipëri.

Flasim për njerëz që e kanë treguar veten. Të shpalosim dicka të re, njerëz që nuk kanë qenë të përlyer nga politika e vjetër. Ky është momenti që mund ta bëjmë këtë ofertë qytetarëve. Duke inkurajuar që ta përdorin votën parapëlqyese, të përcaktojnë atë që do ta udhëheqë”, u shpreh Hajdari.

Shiko tv shqip

Related Posts