Kush është gazetari shqiptar që paguhet nga grupet kriminale për të dalë në emisione?

Hetimet e SPAK dhe Anti-Mafias janë zgjeruar në Shqipëri në kuadër të operacioni ‘Shpirti’.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se i dyshuar si pjesë e grupit është edhe një gazetar shqiptar, që lobonte për llogari të aktivitet kriminal të të arrestuarve.

Që do të thotë, gazetari paguhej nga grupet kriminale për të fshehur parcelat e tyre me kanabis dhe për të denoncuar të kundërshtarëve të tyre.

Gjithçka është zbuluar nga ‘i penduari’ i drejtësisë, i cili ka folur dhe ka rrëfyer gjithçka, mirëpo ka edhe përgjime.

Nga përgjimet e SPAK e Anti-Mafias rezulton se mes pjesëtarëve te grupit kriminal flitet për pagesa të konsiderueshme në euro që do paguhej në emisione dhe për gazetarët.

Shiko tv shqip

Related Posts