Kush është këngëtari shqiptar që u kap me drogë në Greqi?

Rreth 5 ditë më parë në Greqi u arrestuan dy persona të akuzuar për trafik droge pasi në bagazhet e makinës janë gjetur 5kg hashash.

Burime zyrtare nga policia greke bënë të ditur se në pranga ka rënë një shqiptar dhe një i ri grek. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është këngëtar dhe është një emër i njohur në Greqi e Shqipëri.

Mediat greke bëjnë të ditur se muzikanti shqiptar është 25 vjeç, vitet e fundit ka punuar në Athinë me këngëtarë të njohur dhe ka marrë pjesë në gara muzikore.

Shqiptari ka shprehur pendesë dhe hetuesve u ka thënë se është përdorues i lëndës narkotike dhe do merrte 500 euro për transportimin.

Personi tjetër që e shoqëronte ishte grek, 18 vjeç dhe shqiptari ka thënë se ai nuk dinte gjë për drogën.

Me vendimin e gjykatës, shqiptari është futur në burg ndërsa greku ka detyrim paraqitje dhe duhet të paguajë për lirinë e tij një garanci prej 2.000 eurosh. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts