Kush janë më të mirë aktorët apo politikanët? Arjola Demiri flet hapur, tregon si nisi rrugëtimi i saj në politikë dhe çfarë planesh ka për të ardhmen

Aktorja Arjola Demiri ka deklaruar se do të jetë pjesë e listës së deputetëve në Qarkun e Kukësit.

Demiri e mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ëhy Not”, ka folur më shumë mbi kandidaturën e saj për deputete të PS dhe karrierën si aktore.

Sipas saj edhe nëse do të dalë fituese në këto zgjedhje dhe do të bëhet deputete asgjë nuk do të ndryshojë përsa i përket aktrimit.

“Jam përfshirë në politikë që në 2015. Kisha një periudhë që nuk po gjeja një mbështetje në asnjë vend, sidomos te ata që unë kisha mbështetur. Një moment thashë pse jo. Ndihmova kryetarin e Bashkisë në zgjedhjet lokale në 2015 dhe vendosa të kaloj njëher e përgjithmonë majtas.

Nëse do të bëhem deputete vëmendja do të zhvendoset në politikë, por nuk besoj që do ta le aktrimin. Shpesh herë kemi dëgjuar që aktorët më të mirë janë politikanët”– tregon ajo.

Shiko tv shqip

Related Posts