Kush kërkon viktima masive në Shqipëri? Ngjela zbulon skenarin dhe bën kërkesën urgjente: Duhet të goditen rëndë

Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se kryeministri Rama nuk duhet të tërhiqet nga masat e forta që ka marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ngjela bën deklaratën e fortë dhe shprehet se korrupsioni i lartë shtetëror dhe kr, imi i organizuar do të kërkojë të shpëtojnë gjënë e vjedhur dhe kjo arrihet me vd, ekje masive dhe kaos në Shqipëri.

Sipas tij këto orvatje duhet të goditën rëndë.

Postimi i Ngjelës:

“Koha po ecën drejt eliminimit përfundimtar të rrezikut epidemik, dhe kjo gjendje pozitive duhet të mbrohet me çdo mjet.

Korrupsioni i lartë shtetëror do të kërkojë hapjen me dhunë të karantinës. Kjo është natyra e tij: me vd ,kjen masive të shqiptarëve ai do të kërkojë të krijojë destabilizimin shoqëror dhe, me të, të shpëtojë gjënë e vjedhur.

Korrupsioni politik shqiptar ka pasur shumë shpresë te epidemia e koronës, e cila në Shqipëri ndërkohë po shkon drejt fundit të vet.

Ky korrupsion primitiv tani po e sheh se me epideminë dështoi, prandaj ka filluar të kërkojë prishjen e dhunshme të karantinës në funksion të shpërthimit epidemik.

Kryeministri shqiptar nuk duhet të tërhiqet.

Kurse politika antikorripsion me kusht kundrejt qeverisë së Tiranës, e drejtuar nga Uashingtoni dhe Brukselit, duhet të vijojë në mënyrë të rreptë deri në masa ekstreme, mënjëherë sapo të dalim nga gjendja e sigurisë antiepidemike.

Në të njëjtën kohë, korrupsioni shtetëror shqiptar duhet ta dijë se këtu drejton shkenca, dhe normat antiepidemike me fuqi ligjore tani mbrohen nga Kodi Penal. Askush muk mund t’i shkelë kërkesat dhe kufizimet për mbrojte antiepidemike.

Është e qartë që, me anë të vd, kjes masive, korrupsioni i lartë shtetëror dhe kr, mi i organizuar do të kërkojë të shpëtojnë gjënë e vjedhur. Këto orvatje duhet të goditën rëndë, nëse këta individë do të dalin me parulla anarkike kundër karantinës apo distancimit social.

Sot gjithçka duhet të drejtohet nga shkenca, kurse kundër pështjellimit social që kërkon përhapjen e epidemisë, duhet të funksionojë menjhëherë Kodi Penal i amenduar tani së fundmi”, shkruan Spartak Ngjela.

Shiko tv shqip

Related Posts