Kush po cënohet dhe çfarë fshihet pas bllokimit të aeroportit të Rinasit, Niko Peleshi i tregon të gjitha…

Ministri i Mbrojetjes Niko Peleshi dënon rëndë bllokimin e aeroportit të Rinasit nga kontrollorët ajrorë. Përmes një deklarate të gjatë ai theksoi se siguria kombëtare është kërcënuar për këtë arsye ka lëvizur edhe ushtria.

Në një intervistë për emisionin “7 pa 5″ ai theksoi se ushtria nuk ka për qëllimin shtimin nën kontroll të kullës por për garantimin e sigurisë. “Ne jemi aty, jemi pjesë integrale, garantojmë ruajtjen e perimetrit të tij, ka një të vërtetë që vigjilenca është rritur, është shtuar sepse aeroporti është cenuar në funksionalitetin e tij nga greva e kontrollorëve, që kanë pretendimet e tyre.

Është e papranueshme që pretendimet të cenojnë funksionalitetin e aeroportit tonë të vetëm. Kjo është arsyeja pse ju patë dje forcat tona të armatosaura që shtuan kontrollin në Rinas. Ka disa licencime specifike për kontrollorët speicifikë që ushtria nuk i ka dhe nuk bëhet fjalë për marrjen e kontrollit të kullës nga ushtria, por thjesht për ruajtjen e tij në një moment ku përbëhet kërcënim për sigurinë kombëtare.

Dje duhet të kishte mbërritur një kontigjent i rëndësishëm vaksinash, ka edhe emergjenca të tjera që shkaktohen, ka edhe problematika të tjera, ne jemi anëtarë të NATO.” -tha ai ndër të tjera.

Shiko tv shqip

Related Posts