Ky është basti më i çmendur i botërorit, me vetëm 1 paund fitoi 250 mijë, ja si e luajti

Franca me të vërtetë e ka ngritur trofeun e Kupës së Botës – por një bastexhi fatlum fitoi rreth £250,000 pas fitores së francezëve. Lizi nga East Sussex, vuri bast £1 në gjashtë ndeshje që përfshinte edhe fitoren shokuese të Koresë së Jugut ndaj kampionëve të Gjermanisë.

36-vjeçarja zakonisht preferon të vendosë baste për garat me kuaj Grand National, por për tu argëtuar luajti edhe në Botëror, sipas Bonus Code Bets. Udhëtimi për të fituar £251,386.50 filloi me një barazim midis Spanjës dhe Marokut në ditën e dytë të turneut. Liz vazhdoi me ndeshje tjera, këtë herë midis Brazilit dhe Kolumbisë, përpara se të parashikonte fitoren e Kroacisë ndaj Islandës dhe Suedisë kundër Meksikës.

Por, basti më i çuditshëm ishte fitorja e Koresë së Jugut ndaj kampionëve në fuqi të Botës, ku aziatikët triumfuan me rezultatin e pastër 2-0. Franca i solli paratë e kërkuara, pasi kishte parashikuar që evropianët do të shpalleshin kampion, pavarësisht se ishin favoritë të tretë pas Brazilit dhe Gjermanisë. Por, Liz zgjodhi Les Bleus pasi gjatë muajit gusht do të zhvillojë një pushim dyjavor në shtetin francez dhe donte të kishte një kujtim të bukur. Megjithatë, nuk do të ketë shpenzime të bujshme pasi Liz po planifikon që ti përdorë fitimet për të ndihmuar një të afërm që po kalon vështirësi financiare.

Shiko tv shqip

Related Posts