Ky është materiali që po i vret dhe helmon shqiptarët nga kanceri dhe ata nuk e dinë

Avokati i Popullit, në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore, ka filluar hetimet Ex Officio (sipas detyrës zyrtare), lidhur me ndotjen e mjedisit nga materialet dhe mbeturinat e patrajtuara me përbërje të asbestit.

Sipas Avokatit, depërtimi i lehtë i fibrave të asbestit në organizimin e njeriut nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe kontaminimi që këto fibra krijojnë në organizmin e njeriut, duke shkaktuar një varg sëmundjesh kancerogjene dhe të organeve të frymëmarrjes, e bën jashtëzakonisht shqetësues rrezikun e vazhdueshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut nga materialet me përbërje asbesti.

Standardet ndërkombëtare, ashtu si edhe Ligji Nr. 04/L-060 për Mbeturina, dhe Udhëzimi Administrativ Nr. 22/2015, për Menaxhimin e Mbeturinave që Përmbajnë Asbest, me qëllim të parandalimit të lirimit të fibrave të asbestit, në ajër dhe ujë, përcaktojnë masa, teknika dhe standarde për trajtimin dhe deponimin e produkteve me asbest.

Megjithatë, pavarësisht ndikimit në mjedis, në tërë territorin e vendit mund të vërehen mbeturina të asbestit, të patrajtuara dhe të paambalazhuara. Për më tepër vërehet edhe mungesa e informimit të publikut lidhur me rrezikun e këtij produkti, si dhe mënyrat e trajtimit të mbeturinave nga asbesti, si obligim pozitiv i shtetit dhe parim themelor për respektimin e së drejtës për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm”, thuhet në një komunikatë të Avokatit të Popullit.

Së këndejmi, si nevojë imediate për caktimin e politikave dhe ndërmarrjen e masave për sanimin e gjendjes, Avokati i Popullit në hetimin e tij përkitazi me menaxhimin e materialeve me përbërje asbesti, ka për qëllim vënien në pah të rreziqeve të përdorimit dhe pranisë së materialeve me përbërje asbesti dhe mënyrën e trajtimit të tyre, duke përfshirë asgjësimin e materialeve të tilla.

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment