Ky shtet sapo u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballësh

Një tërmet me fuqi prej 6.2 shkallësh të Rihterit ka ndodhur sot në Papua Guinenë e Re, bëri të ditur Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Tërmeti u regjistrua rreth orës 4 të pasdites sipas kohës lokale dhe epiqendrën e kishte në thellësi prej 30 kilometrash.

Pavarësisht se dridhja ndodhi afër bregdetit, autoritetet e këtij vendi nuk kanë lëshuar ndonjë alarm për cunami. Sipas një zyrtari australian, zona ku ndodhi tërmeti nuk ka popullsi të dendur dhe dizajni fleksibil i ndërtesave ndikoi që dëmet nga tërmeti të jenë të kufizuara.

Ende nuk ka raportime për lëndime apo dëme materiale, shkruan “Daily Mail”, transmeton Express. Rajoni ku shtrihet ky shtet është njëra prej zonave me aktivitetin më të lartë sizmik në botë.

Shiko tv shqip

Related Posts