Lajm i mirë për shoferët, DPSHTRR: Kush ka patent të klasit “B” përfiton ulje

TIRANË

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se duke nisur nga muaji nëntor i këtij viti do të ketë ulje të tarifave me 43% për rinovimet e patentave të klasit “B”

Në njoftimin e bërë nga drejtoria thuhet se për të gjithë personat që zotërojnë një leje drejtimi të klasit B tarifa e rinovimit do të jetë 2 mijë lekë në vend të 3,500 lekë.

POSTIMI:

‘Tjetër LAJM I MIRË nga DPSHTRR! Performanca pozitive e kompanisë, rendimenti e mirëadministrimi ka rritur qarkullimin duke përmirësuar normën e kthimit dhe të ardhurat!

Si shërbim publik, DPSHTRR ka prioritet qytetarin dhe uljen e kostove për kategoritë sociale që rëndohen nga tarifat! Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin ( me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat! Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë!

Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%!

Kush tha se ka vetëm rritje çmimesh? Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa!

Shiko tv shqip

Related Posts