Lajm i mirë për shqiptarët! Miratohet rritja e pagës minimale, ja kur hyn në fuqi

Një lajm i mirë për shqiptarët është dhënë nga Këshilli Kombëtar i Punës, duke vendosur dhe miraturuar rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë, që pritet të hyjë në fuqi më 1 Janar 2021. Ministrja Anila Denaj është shprehur se ka qenë gjithmonë një iniciativë e qeverisë ndërsa thekson se cdo person juridik apo fizik është i detyruar që të zbatojë vendimin e ri.

Deklarata e Anila Denaj:

“Përfshirja e Qeverisë në Këshillin Kombëtar të Punës me 7 Ministri është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërinstitucional, sipas edhe rekomandimeve të Organizatës Botërore të Punës, shenjë e angazhimit në kuadër të përgjegjësisë sociale.

Rritja e pagës minimale ka qenë gjithmonë iniciativë e Qeverisë, në kuadrin e “Pagës së Denjë” për “Punë të Denjë”, duke patur në vëmendje edhe kërkesat e sindikatave, ndërkohë që “përgjegjësia sociale” e biznesit për punën e denjë, është e matshme, përmes sigurisë së shëndetit në punë dhe veçanërisht me pagën reale dhe sigurimet reale shoqërore.

Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM nr.809 date 26.12.2018, duke u rritur me 15.4 %.”

Shiko tv shqip

Related Posts