Lajmërohet nëna e katër fëmijëve nga Podujeva që u raportua e zhdukur

Egzona, nëna e katër fëmijëve nga Podujeva që u raportua e zhdukur, i është lajmëruar familjes.

Vëllai i saj, Albion Imeri, ka treguar edhe për gjendjen e motrës së tij.

“Egzona është lajmëruar përmes qatij snapchati që na ka shkruar më herët, na ka treguar se është mirë, vendodhjen nuk e dijmë, se nuk na ka treguar dhe as me kënd është nuk na ka treguar”.

Ai ka thënë se nuk ka treguar nëse do të kthehet apo jo, ndërsa për katër fëmijët e saj do të kujdeset.

“Po normal që do të vazhdoj që të kujdesem për ta”, ka thënë shkurt ai.

Gjatë ditës Imeri ka treguar se i është lajmëruar një grua dhe i ka thënë se motrën e tij e ka parë në Prishtinë.

Shiko tv shqip

Related Posts