LAJMI I FUNDIT/ Nxirret një person i pajetë nga rrënojat në Durrës

Një person është nxjerrë pa jetë nga rrënojat e një godine në Durrës. Gazetari i Abc News raporton se ai u nxorr pak më parë nga rrënojat.

Deri më tani është raportuar për dy viktima të tjera në Kurbin, ku një person ka rënë nga pallati ndërsa një tjetër u përplas me makinë pasi humbi kontrollin për shkak të tërmetit.

Ministria e Arsimit njoftoi pezullimin e mësimit në tre qarqe të vendit për shkak të situatës së shkaktuar nga tërmeti.

Dëme të konsiderueshme janë shënuar në Durrës, Thumanë dhe Lezhë.

Shiko tv shqip

Related Posts