“Lamtumirë komisar”/ Mes dhimbjes së madhe, Erion Braçe ndan lajmin e hidhur

Ditën e sotme mësohet të jetë ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta, shefi i komisariatit të Lushnjes, Adrian Matani.

I ndjeri u shua në moshën 45-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak. Sakaq, Zv. Kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe kreu homazhet e tij përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:

LAMTUMIRE KOMISAR!

TE QOFTE I LEHTE DHEU NE GJOKSIN QE BART GJITHE MERITAT E SHERBIMIT TEND NDAJ SHTETIT, LIGJIT, QYTETARIT!

Une te jam mirenjohes pafund per sherbimin gjate nje viti e gjysem ne beteje me PANDEMINE;

Pa ty, cdo mengjes ne raportim e ndarje detyrash per cilindo, kurre nuk do ja dilnim!

Nderkohe,

Nje Lushnje e tere te eshte mirenjohese per sherbimin tend-betejen me krimin,

rikthimin e sigurise e qetesise kudo.

FALEMINDERIT KOMISAR!

Shiko tv shqip

Related Posts