Lefter Maliqi zbulon çfarë po luhet në prapaskenat politike shqiptare dhe lëshon paralajmërimin e fortë

Deputeti Lefter Maliqi deklaroi sot në një intervistë për rubrikën ‘Opinion’ votën e tij pro marrëveshjes për reformën zgjedhore të dakordësuar mes mazhorancës e opozitës në selinë e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Deputeti tha më tej se kryeministri Rama nuk e do votimin e asaj marrëveshjeje. Ai tha se qëllimi i tij është që të marrë 45 mandate në zgjedhje me qëllim që të dalë forcë e parë e të krijojë sërish qeverinë.

“Kjo marrëveshje duhet të vinte një sahat e më parë. Unë dyshoj që Rama po bën të pamundurën që ta shtyjë votimin e saj. 4 seanca kanë mbetur në korrik, mendoj që do ta shtyjë për nga shtatori. Ka skenarë të zotit Rama që të pengojë këto se e ndjen fundin politik.

Ai është peng i krimit dhe i bandave. Rilindja është kthyer në sekt kriminal. Mënyra e vetme që ka ai është të prishë koalicionet. Do të marrë 45 mandate që të dalë forcë e parë dhe pastaj të bëjë marrëveshje si në Kosovë. Besoj që nuk ia arrin dot se asnjë forcë politike nuk e beson më”, – tha Maliqi.

Pavarësisht përpjekjeve të Ramës, Maliqi tha se: “Opozita e bashkuar i kalon 75 mandate”.

Shiko tv shqip

Related Posts