Lëkundje të forta tërmeti në Turqi

Një tërmet me magnitutë 5.2 të shkallës Richter goditi pak më parë Turqinë Perëndimore.

Mësohet se tërmeti pati një thellësi 7 kilometra duke bërë që lëkundjet të ndjehen të forta në sipërfaqe.

Paraprakisht nuk ka të dhëna për dëme materiale apo në njerëz.

Turqia u godit një muaj më parë nga një tërmet i fuqishëm në qytetin Afri, i cili shkaktoi dhjetra të vdekur.

Shiko tv shqip

Related Posts